25-04-2024

Nga sot nis aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

Byroja Kosovare e Sigurimit, ka bërë të ditur se nga sot, 01.01.2022, do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, për të drejtuesit e mjeteve që hyjnë në Kosovë.

Sipas BKS-së, kjo bëhet për shkak të mbulimit të përgjegjësisë së drejtuesve në rast të shkaktimit të ndonjë dëmi ndaj palëve të treta.

Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.

“Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftimin e BKS-së, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se deri më 31 dhjetor 2021, Qeveria e Kosovës pati marr përsipër mbulimin e policave për automjetet, për motoçikleta dhe pasagjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.