Ngacmim seksual në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person në Suharekë, pasi ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”, 

Rasti ka ndodhur mesditën e 2 janarit në Suharekë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari i ka dërguar një gruaje një foto-montazhë përmes rrjetit social Facebook.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në adresën e facebook  të viktimës femër kosovare i ka dërguar një foto montazhe. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia./GazetaExpress/