16-04-2024

Për 1 vit afër 180 persona ikën nga familjet e tyre, u zhdukën

2020-a do të mbahet mend për shumëçka. Situata e rënduar në të gjitha fushat e jetës si pasojë e pandemisë Covid-19 ishte ajo që na përcolli nga fillimi i vitit e deri në mbarim të tij.

Ndërsa shumë familje u goditën me largimin e më të dashurve të tyre, pa asnjë fjalë dhe pa asnjë gjurmë.

Këto familje mbetën me peng në zemër e të trishtuar për ditë e muaj të tërë e ndoshta ka prej tyre që ende nuk e kanë asnjë informacion për më të dashurit e tyre.

Pyetur nga IndeksOnline, Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 kanë qenë 177 raste të raportuara si të zhdukur.

Ndërsa vazhdon të mbetet shqetësuese ikja dhe zhdukja e moshave të mitura.

Shkaqet pse dikush vendos të ikë dhe largohet pa njoftuar familjarët janë nga më të ndryshmet.

“Bazuar ne te dhënat e policisë, rastet “Person i humbur” për periudhën kohore janar- fundi i tetorit 2020 janë: 177 raste. Mosha me e shpeshtë e rasteve është e re, zakonisht largime nga shtëpia pa njoftuar anëtarët e familjeve, por edhe raste të tjera kur mosha është e ndryshme dhe shkaqet e ndryshme”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë IndeksOnline.

Për ato familje ky fundvit ishte i zbehtë e pa festë, ata vazhdojnë të presin ende për ndonjë lajm.

Asnjë koment

Comments are closed.