24-11-2024

Ngjarje e rëndë – Dyshohet se e mashtroi një vajzë kinse do ta dërgonte në spital, por e dërgoi diku tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar G.T. i vitit 2005, nën dyshimin për dhunim seksual.

Të shtunën rreth orës 2 e 45 të mëngjesit, Policia kishte pranuar një thirrje për rast në lagjen Karagaç.

Policia në vendin e ngjarjes kishte takuar dy vajza të cilat kanë raportuar së një i dyshuar iu ishte ofruar kinse për ndihmë, por pastaj e ka dhunuar seksualisht viktimën.

“Tё cilat deklarojnë se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё përkeqësuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё t’i ndihmoj pёr t’i dёrguar nё Spital, mirëpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital, por nё drejtim tё kundёrt, dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur.

Mirëpo, pas hetimeve intensive, Policia e Pejës ka arritur ta identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë./Kallxo.com.

Asnjë koment

Comments are closed.