27-07-2024

Ngjarje që s’harrohen e të bëjnë krenar!

Shkruan: Qazim Morina

Sot, 25 vjet më parë, pasi ra terri, e deri në orët e hershme të mëngjesit, ka pasur lëvizje të shpeshta të çlirimtarëve të UÇK-së, nëpër fshatrat Kushnin e Kabash të Hasit, që vinin nga Shqipëria në Kosovë, përmes Pashtrikut.

Për të shkuar në zonat e luftës, kryesisht shfryëzoheshin dy rrugë, ajo Kushnin-Marosh-Trravë -Rogovë, që kalonte nëpër terren të papërshtatshëm dhe rruga Kushnin-Dedaj-Ramajë-Rogovë, që ishte më lehtë e kalueshme, por shumë më e rrezikshme.

Pavarësisht patrullimeve të shumta nga forcat e ushtrisë serbe, në fshatrat kufitare të Hasit, të stacionuara me armatim të rëndë tek ish-kooperativa në Demjan, djemtë e UÇK-së nuk trembeshin dhe vazhdonin para, të gatshëm për flijim. Dy ditë më pas, me 29 janar 1999 ndodhi Masakra e Rogovës.

Përpos rëndësisë për banorët, dhe rëndësisë gjatë luftës, pas çlirimit me disa aktivistë të Hasit, jemi angazhuar për asfaltimin e rrugës simbolike Dedaj-Rogovë, që lidh dy komuna, Prizrenin e Gjakovën.

Kjo është paraqitur edhe në librin e sapo botuar të aktivistit nga Rogova, Islam Gashi ( tashmë të ndjerë ). Për realizimin e këtij projekti duhet falënderuar edhe ish-drejtorët komunal të të dyja komunave si dhe aktivistë e klerikë të Hasit.

Mund të jetë një imazh i teksti
Në hyrje-dalje të kësaj rruge duhet të vendoset tabelë, jo vetëm me emërtimin e rrugës, por edhe një përkujtim për atë kohë të vështirë dhe UÇK-në! / Gazeta e Prizrenit
Mund të jetë një imazh i teksti

Foto në ballinë ushtarë të UÇK-së në malet e Pashtrikut

Asnjë koment

Comments are closed.