Ngjarje tragjike në Malishevë, vdes një 85 vjeçar pasi ju djeg shtëpia
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas mesnate në Malishevë, në rrugën “Ali Podrimaj”. Një person i moshës 85 vjeçare ka vdekur, pasi nuk ka mundur t’i mbijetoj lëndimeve të marra pasi djegies së shtëpisë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për Indeksonline ka dhënë detaje për këtë rast.
“Me datë 19.12.2020 rreth ores 03:30 minuta te mengjesit te sotem përmes telefonit është informuar Stacioni policor – Malishevë se në rrugën ,,Ali Podrimja’’ në Malishevë, është duke u djegur një shtëpi banimi”
“Patrulla e policisë ka dalë ne vendin e ngjarjes ku aty kishin arritur dhe zjarrfikësit, dhe kanë marr të gjitha veprimet për shuarjen e zjarrit dhe largimin e një personi i cili kishte mbetur brenda, ku me emergjencë është dërguar në QKMF-Malishevë. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencë.”
“Shakatari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasoj e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.”
“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante si dhe njësia e hetimeve rajonale e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij trupi i pajetë dërgohet për obduksion ne IML-e Prishtinë. Viktima eshte e datelindjes 1935”, u shprehë ai./Indeksonline/