08-09-2024

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Prizren

Ora 09:00
Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, familja Kuzhnini pret ngushëllimet e qytetarëve për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini.

Ora 10:30
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet dita e tretë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia.

Ora 11:00
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, do të mbahet Akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini.  /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.