Ora: 08:00 – 16:00
Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë, më kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (Drejtoritë Rajonale/ Stacionet policore)

Ora 11:00
Në nderim të punës dhe veprës së Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog, Spitali i Përgjithshëm në Prizren organizon Akademi përkujtimore. Vendi: Amfiteatër – ndërtesa e QRSHP (ish Enti Higjienik)

Ora 12:00
Nis festivali i vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. /Gazeta e Prizrenit /
