Ngjashëm me filmat aksion, hajnat e maskuar grabisin një pikë karburanti në Piranë ( Video )
Pas mesnatë rreth orës 03:15 minuta të ditës së sotme, dy persona të maskuar shihen duke dalur nga një veturë dhe nën kërcënimin e armëve ndaj punëtorëve të pompës së benzinës “ Shell” në market “ Fatoni” në Piranë, grabisin gjëra të ndryshme për një kohë të shkurtër. Sipas pronarëve, një punëtor i marketit brenda kësaj pike karburanti ka marrë lëndime të lehta trupore.
Po sipas tyre, grabitësit kanë marrë rreth 1000 euro dhe komplet sasinë e cigareve që ndodheshin në marketin e pikës së karburantit. Pronarët e marketit thonë se ky është rasti i dytë i kësilloj grabitjeve që vetëm në filma aksion mund të shihen që kryhen në këtë objekt afarist, ndërsa sipas tyre policia nuk ka identifikuar apo zbuluar autorët e grabitjes së parë.
Gjithçka që shikoni nga këto pamje të cilat i kemi siguruar nga pronarët e marketit, vërtet i ngjajnë filmave aksion të Hollivudit./tvpz
Sipas Shaban Osmanollajt, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit, shuma që është grabitur në këtë market nuk është shumë e madhe dhe deri tani nuk ka asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast. Policia po zhvillon hetime dhe Prokuroria është njoftuar për rastin.