02-12-2024

Ngordhja e një gjedhi dhe sëmurja e tjerave në Dobrusht lidhët me ujin e ndotur të Drinit

Një gjedh ka ngordhur ndërsa disa të tjera janë sëmur në fshatin Dobrusht të Prizrenit, pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, shkruan ‘Gazeta  e Prizrenit’.

Për këtë një fermerë ka njoftuar policinë, duke thënë se kjo ka ndodhur pasi kanë pirë ujë. Ai ka shfaqur dyshim se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Sipas policisë, rasti është raportuar dy ditë më parë, ndërsa policia e ka klasifikuar si ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit

Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.