Ngritët aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur sot aktakuzë kundër Drejtoreshës së Arsimit të Komunës së Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishit, për mos deklarim të pasurisë, përcjell GazetaBlic.
Drejtoresha e Haskukës siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, nuk e kishte deklaruar pasurinë e saj për vitin 2019 edhe përkundër faktit se afati për deklarim ishte zgjatur nga 31 marsi i vitit 2020, deri në qershor 2020.
“E pandehura e VV-së në Prizren, Xhemile Thaçi- Vezgishi në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, e kualifikuar sipas nenit 1 (par. 1.1.11) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat Zyrtar, nga data 01.03.2020 deri më datë 31.03.2020, afat i cili është vazhduar deri më 19 qershor 2020, nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare, për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj të veçantë, edhe pse disa herë ishte njoftuar në lidhje me këtë obligim ligjor, e po ashtu në formularin për deklarim të pasurisë nr. 09000, datë 25.06.2020 edhe pse i dorëzuar me vonesë, nuk i deklaron të ardhurat personale të realizuara nga paga mujore që e ka marr si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.