Ngritet aktakuzë ndaj rastit për tentimvra;sje në komunën e Malishevës
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për të pandehurin V.K., për “Lëndimi i lehtë trupor”.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari në fshatin Tërpezë të Malishevës më 10 janar 2025 ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., pasi ishin përleshur pas mosmarrëveshjes që kishin.
“Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00/h, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mosmarrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit ‘NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij’, njofton Prokuroria.
Me këto veprime, akuzohet ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, par.1, nënpar.1.5., lidhur me nenin 28 të Kodit Penal, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1. të Kodit Penal.
Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, par.1. lidhur me nënpar.1.4. të Kodit Penal.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë