26-11-2024

Nis asfaltimi i rrugës “Kosova” dhe rrugicave në lagjen “Ralin”, Totaj inspekton punimet

Pas shumë kohësh të përballur me vështirësi për shkak të vonesës së asfaltimit të rrugëve “ Emin Pasha”, “ Kosova”, “ Asllan Berisha” dhe të tjera në lagjen “ Ralin”, të enjten ka filluar shtruarja e asfaltit në këto rrugë, gjë e cila është mirëpritur nga banorët, Neshat Shantiri dhe Abit Hoxha.

Për të parë ecurinë e këtyre punimeve, kishte dalur në vendngjarje edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj, me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Ai i ka vlerësuar të mbara këto punime në një zonë të qytetit ku banorët janë përballur me vështirësi gjatë lëvizjes së tyre, ku për shkaqe të panjohura, thotë kryetari Totaj, punimet nuk janë kryer deri më tani.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me PDK-në në Prizren?

Kryetari Totaj, thotë më tej se, operatori ekonomik është zotuar për punë efikase në realizimin e këtij projekti, gjë e cila po mbikqyret edhe nga ne si komunë, për punime sa më kualitative.

Ndryshe, përgjatë gati dy viteve gjendja e këtyre rrugëve ka qenë e rëndë, ku pasojat më së shumti I kanë vuajtur banorët që jetojnë në këtë zonë, si dhe qytetarë të tjerë të cilët kanë qarkulluar me automjetet e tyre. Televizioni i Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.