Nis edhe një shërbim i ri në kujdesin parësor shëndetësor në Prizren
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren është pajisur me aparaturën e re për ofrimin e shërbimeve laboratorike për analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide (T3, T4, TSH, ATPO) dhe yndyrave (HDL dhe LDL).
Në një njoftim të komunës, thuhet se pas fillimit të ofrimit të shërbimeve të Pap Testit dhe Strep Testit në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Prizren, nga muaji dhjetor do të fillojë ofrimi i edhe një shërbimi të ri.
“Me anë të këtyre analizave do të mund të identifikohen dhe parandalohen sëmundjet e mundshme, të cilat vijnë si pasojë e mosfunksionimit normal të gjëndrës tiroide, apo komplikimeve nga yndyrat”, thuhet në njoftim
Kjo është hera e parë që një shërbim i tillë i ofrohet qytetarëve nga institucionet publike të shëndetësisë parësore./GazetaePrizrenit.net/