25-04-2024

Nis faza e dytë e lehtësimit të masave në situatën e COVID-19

Nga sot Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të cilat u vendosën në luftimin e virusit COVID-19.

Në këtë fazë të dytë që ka nisur tashmë përfshihen rihapja e salloneve të floktarisë, ordinancat stomatologjike dhe ato të fizoterapeutëve, tregtarët me pakicës dhe tregjet e gjelbërta, restorantet dhe kafenetë me shërbimin e sportelit (apo njohur ndryshe si Take Away). Transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Qytetarët do të mund të dalin dy herë në dytë, nga dy orë mundësi qarkullimi, sipas shifrës së parafundit në numrin e kartës së identitetit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë deklaroi se faza e dytë nënkupton hapje edhe më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht lëvizje të shtuar të qytetarëve, e që nënkupton edhe mundësi më të madhe të infektimit dhe se kësisoj duhet të ketë kujdes të shtuar.

Faza e tretë dhe e fundit nga këto masa lehtësuese që parashihet të zbatohet, do të fillojë më 1 qershor deri në një vendim të radhës dhe do të përfshijë hapjen e transportit urban dhe ndërurban, taksitë, restorantet dhe kafenetë, provimet ne arsimin e lartë, testin e maturës dhe arritshmërisë, hapjen e kinemave, hapjen e teatrove, si dhe hapjen selektive të aktiviteteve sportive./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.