27-04-2024

Prizren: Rrihet një grup, dy prej tyre përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar pasi rrahën tre të tjerë, ku si pasojë e lëndimeve të marra trupore përfunduan në spital të Prizrenit.

Dy të lënduarit janë liruar nga spitali ndërkaq njëri është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Nga dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.