23-11-2024

Nis ndërtimi i trotuarit në fshatin Llazicë të Malishevës

Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës. Ky projekt realizohet me qëllim të krijimit të sigurisë për fëmijët e fshatit, të cilët duhet të udhëtojnë përgjatë rrugës, deri në shkollë.

Në fillimin e punimeve në këtë trotuar, ishin të pranishëm edhe i pari i Komunës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi.

Ky trotuar është në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të nxënësve, të cilët në vazhdimësi janë të rrezikuar gjatë udhëtimit të tyre.

“Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në rrugë, kemi filluar me rregullimin e këtij trotuari, në mënyrë që fëmijëve t’u krijojmë siguri gjatë rrugës për në shkollës”, tha Begaj.

Trotuari është i gjatë një kilometër, ndërsa lidhet nga rruga e lagjes së Foniqëve në Llazicë dhe vazhdon përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë.

Realizimi i tij mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës. Një trotuar të ngjashëm komuna po rregullon edhe në fshatin Ngucat.

 

Asnjë koment

Comments are closed.