11-10-2024

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Suharekë

Komuna e Suharekës njofton të gjithë banorët se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka filluar vaksinimin kundër gripit sezonal nga data 30.09.2024.

Për t’u afruar më shumë me qytetarët, QKMF “Rexhep Kuçi” ka mundësuar vaksinimin edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF) sipas vendbanimit:

  • QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë
  • QMF Studençan
  • QMF Duhël
  • QMF Bukosh
  • QMF Mushtisht
  • QMF Mohlan
  • QMF Gjinoc
  • AMF Sopijë
  • AMF Grejkoc

Vaksinimi kryhet çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Lexo edhe

Prizren: Kuvendarët e opozitës kundërshtojnë që i përfoluri, Arben Shala, të riciklohet në Komisionin për drejtor shkollash

Asnjë koment

Comments are closed.