Nis vendosja e ‘Urës së re metalike’ mbi lumin Drin afër Kukësit, në Rrugën e Kombit (Foto)
Për shkak shkak të punimeve për zhvendosjen e urës së re metalike mbi bazamentin përfundimtar, mbi lumin Drin afër Kukësit, pjesë e Rrugës së Kombit, zyrtarët njoftuan se nga 24 shkurti 2024 do të devijohet qarkullimi në aksin Kukës-Morinë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sipas zyrtareve devijimi do të bëhet për 2 javë, në dy pika të segmentit Kukës-Morinë, te Ura e Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjen e Shtiqenit.
Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes do të bëhet tek rampa dalëse e mbikalimit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.
Policia është angazhuar për të menaxhuar trafikun që do të krijohet nga ky devijim, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e veçanërisht atyre te transportit të mallrave dhe tonazhit të rëndë.
Abcnews shkruan se ura e re mbi lumin Drin ka përfunduar tërësisht si konstrukt metalik, ndërsa përmes një procesi delikat do të zhvendoset gjatë këtyre ditëve në bazamentet përfundimtare në brigjet e liqenit.
Ura e re me kater korsi, ka një gjatësi rreth 310 metra me konstrukt çeliku, pa pikë mbështetëse të ndërmjetme dhe me një hark metali me një lartësi kulmore nga bazamenti 50 metra. Ura e re përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë gjatë sezonit të verës.
Sipas autoriteve ura e re do të jetë e gatshme në fund te qershorit, apo fillimin e sezonit te ri turistik të kësaj vere. Ajo është vepra e dytë më e rëndësishme e Rrugës së Kombit, pas tunelit të Kalimashit. / Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
Shaqir Totaj “punën pick”: A po lobon Adem Grabovci për vota në Kuvendin e Prizrenit?!