Nisi edicioni i dytë i ‘Prizren Rock & Blues Feetival’
Mbrëmjen e së enjtes në Prizren nisi edicioni i dytë i Festivalit ‘Rock & Blues’, i cili do të zgjasë tri net, apo deri me 6 korrik, raporton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë këtyre mbrëmjeve, pos artistëve vendor, do të performojnë edhe ata nga vende të ndryshme të Evropës.
Në program do të paraqiten: Frank Gambale, Dirty Loops, Metal de Facto, Vlatko Stefanovski, Maya Band, Prizren Int Band, Bon Jovi Experience, Benoit Martiny, 403, Bojken Lako, Henry Ojutkangas dhe Sokol Kec.