05-11-2024

Sot hapet tuneli i Llogorasë për qarkullim, Rama: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugu

Tuneli i Llogorasë hapet sot për qarkullim.

Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë në Shqipëri.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.

“Është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut”, shkroi kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Asnjë koment

Comments are closed.