NISMA hap fushatën në Prizren
Ekipi i NISMA-s Socialdemokrate – DEGA në Prizren, sot edhe zyrtarisht e bëri hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e heroit të kombit, Remzi Ademaj.
Po futemi në këtë fushatë zgjedhore me një frymë të socialdemokracisë të shtrirë kudo në çdo shtëpi të çdo lagjeje dhe fshati të Prizrenit.
Mes tjerash, kryetari i degës apeloi tek të gjithë kolegët e subjekteve politike që këto zgjedhje të jenë model se si bëhet fushata, si bëhet demokracia, dhe në të njëjtën kohë të reflektojmë edhe karshi miqve ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës dhe vet Kosova si shtet është në gjendje të zhvillojë fushatë elektorale dhe zgjedhje demokratike.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren