PDK akuza qeverisjes së Vetëvendosjes në Prizren

Zyrtarë të degës së PDK-së në Prizren, përmes një konference për media, kanë thënë propozim-vendimi për dhënien me koncesion të pronës publike komunale ,nuk ka bazë juridike, por në vete përmban veti korruptive dhe realizim të interesave të grupeve kriminale brenda VV-së.

Në fillim të konferencës për media, sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së, Visar Islamaj, tha se propozim-vendimi që Kuvendi i Prizrenit të miratoj dhënien me koncesion të pronës publike komunale, ndaj një operatori ekonomik, përmban veti korruptive dhe realizim të interesave të grupeve kriminale brenda VV-së.

Ai më pas ka thënë se, mjerisht, qyteti i Prizrenit, qe dy vite, nuk ka një kryetar, që i realizon interesat e qytetarëve, për çka është zgjedhur, por i nënshtrohet fuqive madhore të urdhërdhënësve, të cilët e kanë zgjedhur për t’i shërbyer, në dëm të qytetarëve, duke e ndërlidhur rreth çështjes në fjalë e cila sipas tij nuk ka bazë juridike dhe është në shërbim të oligarkëve.

Ai në fund tha se, PDK në Prizren, duke i parë veprimet kriminale, të njëpasnjëshme të Mytaher Haskukës, ditëve në vijim, do të përgatis disa kallëzime penale, me qëllimin e vetëm, qe të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të qytetit të Prizrenit. Ndryshe, në seancën e Kuvendit të Prizrenit e cila nuk u mbajt sot, në rend të ditës ndodhej edhe kjo pikë rreth dhënies në koncesion të pronës komunale, për të cilën çështje është mbajtur edhe kjo konferencë.