25-04-2024

NISMA prezanton kandidatët e saj nga Prizreni

Nisma Social Demokrate ka prezantuar kandidatët e saj nga Prizreni për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari i kësaj dege, Zafir Berisha është shprehur i bindur se partia e Fatmir Limajt do të dal triumfuese në qytetin e Prizrenit.Në këtë tubim, të mbajtur te Lidhja e Prizrenit, Zafa ka prezantuar edhe kandidatët për deputet.

 

 

“Jam i nderuar që sot në një mënyrë simbolike ta prezantoj Prizrenin; Albulena Balaj, Afrim Bekteshi, Shukri Quni, Afrim …, Hasan Ahmetaj, Adem Qemajli dhe Arbana Hajdari. Ky ekip, bashkë me mu, prezanton vlerat e qytetit të Prizrenit dhe kulturën e traditën”, ka thënë Berisha.

“Jam shumë i bindur se NISMA do të jetë forca më serioze në qytetin e Prizrenit. 74 fshatra, 16 lagje ti vizitojmë brenda këtyre ditëve. Në çdo shtëpi të tregohet programi i NISMA-s”, është shprehur Zafir Berisha.

Asnjë koment

Comments are closed.