26-04-2024

Veseli nga Opoja premton asfaltimin e 500 kilometrave të rrugëve në këtë zonë

Lideri i PDK-së ka mbajtur takime në fshatrat e Opojws, në Brrut dhe Pllave, ku ka shpalosur planin për zhvillimin ekonomik,

Ai ka theksuar se me plot sinqeritet me njerëzit e këtushëm ka biseduar për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor.

“Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor.

Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara. Dhe, po ashtu, që ata të kenë qasje më të shpejtë në tregjet e shitjes, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane”, ka shkruar Veseli./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.