Një 28-vjeçar u arrestua nga Policia në kufi, kërkohej nga Policia
I kërkuar në bazë të disa urdhëresave, një 28-vjeçar ka përfunduar së fundmi në prangat e Policisë në pikën kufitare te Hani i Elezit.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Adem Mehmetin, i cili ishte në kërkim për pesë vepra penale të kryera në periudha të ndryshme.
Ndaj Mehmetit, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte lëshuar urdhërarrest, por ai kishte arritur ta shijojë lirinë dhe të mos përballet për rastet që dyshohet se i ka kryer.
Pas arrestimit në kufi, i riu është dërguar në stacionin policor në Shtime, ku janë kryer procedurat e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.