Një 4 vjeçar shkelet me veturë në Prizren
Në Prizren, dje një 4 vjeçar boshnjak i Kosovës, ka pësuar lëndime të rënda, pasi rreth orës 18:00, është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte e dyshuara femër, boshnjake e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.