Anton Quni: Në LDK-në e Prizrenit do të ketë vend gjithmonë për Driton Selmanajn

Deputeti i LDK-së, Anton Quni sot ka marrë detyrën e re, atë të kryetarit të degës së LDK-së në Prizren.

Për dallim prej zgjedhjeve në degët tjera të LDK-së ku kemi parë përleshje fizike me grushte e karrike, dega e Prizrenit ka zgjedhur komandantin e UÇK-së në mënyrë të qetë.

Quni përmes Facebookut ka falenderuar veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së, për besimin e dhënë për të udhëhequr me degën në katër vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se i respekton edhe delegatët që kanë votuar për kundër kandidatin e tij Driton Selmanaj.

“Respekt dhe vleresim edhe per delegatet qe votuan rivalin, mikun dhe kolegun tim, Driton Selmanaj” ka thënë Quni.

Deputeti është shprehur se atij dhe LDK-së i duhet angazhimi dhe mbështetja e Driton Selmanajt.

“Siç edhe u kam premtuar pergjat gjithe procesit zgjedhor ne takimet qe kam zhvilluar pothuajse me secilin prej jush veç e veç apo takimet qe kemi mbajtur ne grupe te vogla, dhe ashtu siç ua thash edhe para votimit ne Kuvend, mua dhe LDK-së na duhet angazhimi e mbeshtetja e Dritonit me gjithe kapacitetin intelektual dhe profesional qe posedon dhe me vlerat e larta qe ai perfaqeson.
Se bashku me te, dhe gjithe koleget bashkepartiak, perkrah njeri tjetrit, do te rrugetojme diteve, javeve e kater viteve ne vijim, duke e bere edhe te pamunduren te mundur, qe ta sjellim degen e LDK-se se Prizrenit ne vendin e saj meritor” ka thënë Quni. /GazetaExpress/