20-04-2024

Një burrë i dehur kërcënon dy të tjerë në Suharekë

Policia ka njoftuar se dje është arrestuar një burrë në Suharekë.

Ai dyshohet se në gjendje të dehur i ka kanosur dy persona tjerë.

Të dyshuarit i janë konfiskuar një kaçavidë dhe një sëpatë e vogël.

“KANOSJE- Rr. Brigada 123, Suharekë 19.02.2023 – 05:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar një kaçavidë dhe një sëpatë e vogël. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.