Një dramë e harruar e luftës në Bosnje, rrëmbimi i presidentit Izetbegoviq (VIDEO)
Ishte një kapitull dramatik, pak i njohur, i luftës në Bosnje në vitet 1990: rrëmbimi e presidentit Alija Izetbegoviq.
Rolin vendimtar në lirimin e tij e luajti një oficer i ushtrisë irlandeze, Colm Doyle, i cili ishte mbajtur vetë para tytës së armës.
Doyle, i cili udhëhoqi misionin evropian të monitorimit në Bosnje dhe Hercegovinë, rrëfeu për krizën në një intervistë të realizuar nga Gordana Knezheviq e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.