Një e vdekur e 4 të lënduar në aksident, në rrugën Prevallë-Shtërpcë
Një person vdiq dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë.
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Kites‘’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyjeve në Shtërpcë.
Në këtë aksident është përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa të Maqedonisë së Veriut.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur vetura e tipit Touran po qarkullonte nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës dhe me të arritur tek ajo kthesë, për shkaqe ende të panjohura, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe automjeti kalon në anën djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe bie 27 metra poshtë në greminë.
Me këtë rast, një person me inicialet K.J, femër, shtetase e Maaeedonisë së Veriut, e moshës, rreth 70 vjeç, humb jetën.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar një nga mjekët kujdestar në Shtërpcë.
Ndërkohë, 3 persona tjerë, pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Personat e lënduar janë:
M.J ( M/MV) 46 vjeçar – drejtues i automjetit
H.S ( F/MV ) e moshës 65 vjeçare,
A.S ( M/MV) 27 vjeçar, ndërsa
E.J ( M/MV) 11 vjeçar nuk është raportuar se ka lëndime.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në koordinim edhe me Prokurorin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka dalur në vendin e aksidentit, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.
Gjithashtu, përmes zyrës ndërlidhëse janë njoftuar edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut.