24-11-2024

Një femër arrestohet shkaku i një mashtrimi në gjykatë

Një femër është arrestuar për shkak të prezantimit të fakteve të rrejshme lidhur me një çështje pronësore në Prizren.

“E dyshuara K-Shqiptare, gjatë një procesi gjyqësor ka prezantuar fakte të rrejshme rreth një prone e cila ka qenë peng lidhur me një borxh”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.