Një femër është arrestuar në Prizren, pasi në një lokal nate ka sulmuar në mashkull, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta në një lokal nate së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptar”, njoftoi Policia.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/