Një grua nga Shqipëria lajmëron policinë se i dashuri nga Suhareka po e keqtrajton
Një grua ka raportuar në Policinë e Suharekës se po keqtrajtohet nga i dashuri me të cilin bashkëjeton.
Sipas policisë, nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Suharekë 01.05.2021 – 13:30. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull K kosovar, me të cilin bashkëjeton. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim te prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.