Një grua raporton në polici: Ish i dashuri i vajzës më kërcënoi me një shkrepës në formë të armës

Në Rahovec gjatë ditës së djeshme është raportuar për një kanosje.

Një grua ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje është kërcënuar nga ish- i dashuri i vajzës së saj, transmeton

“KANOSJE

Rahovec 28.12.2020-23:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-i dashuri i vajzës së saj) me një shkrepës në formë të armës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/