Rrahje në Suharekë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasditën e së djeshmës në Suharekë, pasi të njejtit kishin rrahur viktimën.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarëve ku janë gjetur dhe konfiskuar një granatë dore, një karikator, një kondak i drurit i kallashnikovit, pesë fishekë të kalibrit 5.56, një fishekë të kalibrit 7.65, dhe një komplet i pajisjeve të pastrimit të armëve.Të dyshuarit më pas janë dërguar në mbajtje.