05-10-2024

Një i lënduar dhe një i arrestuar nga konflikti me armë në Studençan të Suharekës

Një person është arrestuar, pas një konflikti në të cilin janë përdorur edhe armë zjarri, mbrëmë në fshatin Studençan, që ka përfunduar me lëndimin e një personi.

Sipas raporteve hetimore të policisë, dyshohet se dy vëllezër janë konfrontuar fizikisht me një qytetar, viktimë në këtë rast, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë përleshjes është përdor një pistoletë 9 mm dhe është shkrehur një fishek, por pa e lënduar askënd, ndërkaq dyshohet se viktima është lënduar me dorëzën e armës, të cilën, disa dëshmitarë ia largojnë nga dora e më pas ia dorëzojnë policisë bashkë me një karikator me 9 fishekë.

Pasi kryerjes së procedurave në vendin e ngjarjes janë arrestuar të dyshuarit, por pas intervistave, me urdhër të prokurorit njëri prej tyre ndalet në masën e arrestit policor. Pas trajtimit mjekësor në Suharekë, viktima udhëzohet për në Spitalin Rajonal në Prizren, për trajtim të specializuar.

Asnjë koment

Comments are closed.