05-11-2024

Muharremaj: Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së

Kryetari i degës së AAK-së në Therandë ( ish Suhareeka),  Bali Muharremaj ka vlerësuar se “Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së dhe i zhvillimeve por edhe përkrahjes për kuadrot e reja të kësaj komune.

Në kuadër të procesit të zgjedhjeve të brendshme,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë përgatitje dhe një punë të madhe nëpër nëndegë të komunës së Therandës. Deri më tani janë zhvilluar 14 kuvende zgjedhore të cilat janë mbajtur në fshatrat: Vraniq,  Semetisht, Breshanc, Bllaca, Sopi, Bukosh, Dvoran, Dubrav, Papaz, Leshan, Tern, Savrovë dhe nëndegë tjera ku po vazhdon procesi i zgjedhjeve.

Sipas një komunikate të AAK-së, interesimi i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këto kuvende por edhe për t’iu bashkangjitur AAK-së, ka bërë që kjo degë të mobilizohet në organizimin sa më të mirë dhe gjithëpërfshirës të kuvendit të degës.

Një interesim i veçantë për t’iu bashkangjitur këtij procesi po vërehet sidomos tek  kuadrot e reja dhe bizneset e kësaj komune.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Therandës që të bashkëngjiten në procesin zgjedhor që po vazhdon. Ne jemi të hapur dhe mirëpresim kuadrot e reja që po ofrohen çdo ditë tek ne. Aleanca është e vetmja forcë politike në Therandë që në vazhdimësi iu ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik” ka deklaruar Muharremaj. /rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.