12-10-2024

Malisheva javën e ardhshme nis dezinsektimin e zonave endemike

Dezinsektimi i zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike, planifikohet të filloi nga java e ardhshme. Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet nisja e fushatës së dezinsektimit.  Kështu u tha të hënën, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ku janë disktuar një varg çështjesh tjera me rëndësi.

 

“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, kanë thënë nënkryetari  komunës, Hajdin Berisha dhe  drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti.

 

Hoti, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim nëpër shkollat e kësaj komune, janë në përfundim e sipër.

Asnjë koment

Comments are closed.