Një person ka marrë tretman në qendrën spitalore të Prizrenit për shkak të lëndimit në një aksident trafiku.
Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30, por nuk jepen hollësi për vendin e saktë.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Pas trajtimit në spital ai është liruar./GazetaePrizrenit.net/