08-05-2024

Një i lënduar në aksident trafiku në Prizren

Një person ka marrë tretman në qendrën spitalore të Prizrenit për shkak të lëndimit në një aksident trafiku.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30, por nuk jepen hollësi për vendin e saktë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Pas trajtimit në spital ai  është liruar./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.