20-05-2024

Pa rregullimin e kanalizimit kryesor s’ka trajtim të ujërave të zeza në Malishevë

Përfaqësuesit e 11 fshatrave dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të enjten, në takimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, kanë diskutuar për çështjen e kanalizimeve në fshatrat që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, si dhe për kanalizimin kryesor, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës për informim të Komunës së Malishevës, në këtë takim kryetari Begaj ka deklaruar se “pa rregullimin e vijës kryesore të kanalizimit dhe pa funksionalizimin e kësaj vije nuk mund të zgjidhet problemi i trajtimit të ujërave të zeza”.

Tutje, aty bëhet e ditur se gjatë takimit përfaqësuesit e këtyre fshatrave i kanë paraqitur shqetësimet e tyre, sidomos për ndotjen e rrjedhës së lumit, si një prej problemeve që duhet të zgjidhet shpejt, pasi vazhdimi i derdhjes së kanalizimeve në lumë do të ketë pasoja afatgjata dhe vështirë të riparueshme

Asnjë koment

Comments are closed.