09-12-2024

Shpërthen Burdushi ndaj Milaim Zekës: Boll ma hangre m…

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklarimit të sotëm të kryeparlamentarit Kadri Veseli për videon me fajde, ku përflitet edhe emri i tij. Zeka, i ka thënë Veselit se “Republika e Burdushit” që e ka ndërtu, do ta godasë keq. E vetë Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka shpërthyer ndaj Milaim Zekës për shkak se ia ka përmend emrin.Milaim Zeka, deputeti i Nismës, përmes një shkrimi që e bëri dje ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka përmendur republikën e Burdushit.

“Mos harro, Republika e Burdushit që e ke ndertu me shokë, keq ka me ju goditë”, i ka thënë Zeka Veselit.

Po këtu reagoi vetë Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, dhe paralajmëroi padi ndaj Zekës, pasi ia përmendi emrin.

“BOLL MA HANGRE M…E..MILAIM ZEKA. Se shpejti do denoncoj polici dhe prokureri qe pi ma njollos emrin time në emisjone parlament pe sfrytëzon emrin time per qëllime tua ti sdin azgje per mu. edhe me djal njerzëve .epordhë’taleve.edisa gazetarve kqyre punën tanë e familjen tanë e vajzat e tua …..un jam A politik as kurr skam punue me asnjë par…”, ka shkruar Burdushi, në Facebook./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.