Një i mitur godet murin me veturë, lëndohen tre persona
Një i mitur në Prizren derisa po voziste pa patentë shofer automjetin me targa vendore, shkakton aksident trafiku duke goditur murin e një shtëpie.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson vozitësi dhe dy pasagjer meshkuj.Vozitësi dhe njëri pasagjer pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar, kurse pasagjeri i dytë me lëndime të rënda trupore dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-ë.
I dyshuari me vendimin e Prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.