Një i vdekur e 16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 ka vdekur një person dhe janë regjistruar edhe 16 raste të reja.

Kurse, janë shëruar 18 pacientë.

Numri, i rasteve aktive është 176.

Njofitmi i plotë:

#Bashkëiadalim

19 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 176.