28-11-2024

Një i vdekur nga Covid 19, disa të infektuar

IKSHPK ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e covid 19 dhe janë shënuar 1390 raste të reja.

Sipas njoftimit, ky numër pritet të rritet në ditët në vijim.

Të nderuar qytetarë!Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjes nga kjo sëmundje!Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.#Vaksinohuni!

Asnjë koment

Comments are closed.