25-04-2024

Sali Berisha non-grata në Angli, e pranon publikisht: Më kanë dërguar letër, më thonë se jam i lidhur me grupe kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe. Neësbomb.al publikoi dje ekskluzivisht lajmin se i dërguari i posaçëm i kryeministrit britanik kishte sanksionuar 27 politikanë e biznesmenë nga gjithë bota, mes tyre dhe emra nga Shqipëria.

“Disa orë pasi Rama dha lajmin për vendimin që do merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndaj meje, jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Sali Berisha para mediave, duke pranuar ndalimin e hyrjes në Angli.

Më tej, ai ka lexuar dhe letrën për këtë sanksionim që vjen në vazhdën e atij amerikan. Referuar arsyeve britanike, të lexuara nga vetë Sali Berisha, ai konsiderohet si i lidhur me grupet kriminale dhe është i gatshëm t’i përdorë ato për të ardhur në pushtet.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës – 22 krorrik 2022

Pikërisht, kjo është çështja e dytë pse unë jam sot para jush. Disa orë pasi Rama dha lajmin për vendimin që do merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndaj meje, jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar, me arsyetimin:

1- ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë që kanë paraqitur rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.

2- për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të tjera pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhje Damir Fazlliç. Të cilin sipas vlerësimit të tyre unë e kam mbrojtur kur kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse ashtu siç thotë ky vendim, është konfidencial, dhe ndonëse përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë kanë deklaruar se nuk do të publikojnë emrat, unë kam marrë vendimin ta bëjë publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithmonë i vërtetë.

Asnjë koment

Comments are closed.