16-04-2024

Një i vdekur nga gjuajtja me armë tek ‘Guri i Zi’

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur tek Guri i Zi në rrugën Klinë-Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Referuar burimeve, viktimat kanë qenë për iftar në restorant me familje, kur u përballën me të dyshuarit.

Dyshohet se autoret i pritën ata në parking të restorantit, ku eskaloi situata.

Asnjë koment

Comments are closed.