29-04-2024

Të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushës”, plagosen dy vëllezër

Rreth orës 20:40 ka pasur të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirusëes” në Kijevë të Malishevës.

Gazeta ‘Sinjali’ mëson se nga gjuajta me armë zjarri dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për këtë tentim vrasje është identifikuar nga Policia.

Njëri nga vëllezërit e plagosur sipas të njëjtave burime është në gjendje të rëndë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.