22-11-2024

Një investitor gjerman te Liria, klubi synon ri-organizimin

Ditë të mira po e presin Lirinë e Prizrenit. Klubi do fillojë ri-organizimin dhe në edicionin e ardhshëm synon të jetë në piadestalin më të lartë të futbollit kosovar.

Përveq të tjerash klubi mund të kalojë në pronësi tënjë investitori gjerman, i cili ka shprehur interesimin për të marrë në menaxhim klubin prizrenas, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Bisedimet i ka konfirmuar edhe kryetari i klubit Qemal Krasniqi, i cili në një prononcim për Gazetasheshi.com zbuloi më të rejat nga klubi prizrenas.

“Po është e vërtetë që jemi në bisedime me një investitor gjerman i cili ka kërkuar të menaxhojë me klubin për dhjetë vite, por janë thjesht vetëm bisedime. Ne shumë shpejtë pritet ta mbajmë kuvendin e punës dhe do të dikustojmë në lidhje me të gjitha gjërat, në mesin e të cilave do të diskutohet edhe për këtë marrëveshje me këtë investitor. Por, dua të theksoj se pavarësisht nëse do të arrihet marrëveshje apo jo, Liria në edicionin e ardhshëmdo të ri-organizohet dhe do synoj të luftojë për të dalur në Europe”, deklaroi Krasniqi.

Liria në edicionin e kaluar përfundoi në pozitën e pestë me 48 pikë.

Asnjë koment

Comments are closed.